Kashmir, separatistët do vijojnë protestat

21/09/2010 09:35

Një nga liderët separatistë në rajonin e Kashmirit, i administruar nga India, ka deklaruar se protestat kundër ligjeve indiane do të vazhdojnë derisa të jenë plotësuar kërkesat kryesore.

Syed Ali Shah Geelani ka deklaruar se ai dëshiron tërheqjen e forcave indiane të sigurisë nga rajoni dhe shfuqizimin e ligjeve për gjendjen e jashtëzakonshme.

Geelani është një nga tre liderët separatistë më influentë, që u takuan dje me përfaqësues të Parlamentit indian.

Mbi 100 persona kanë humbur jetën në Kashmir që prej qershorit, kur filluan dhe protestat e dhunshme.

Forcat e sigurisë kanë hapur zjarr me municione të vërteta për të shmangur grupet e protestuesve, të cilët kanë qëlluar me gurë.

Në aktet e fundit të dhunës në luginën myslimane, pesë persona mbetën të plagosur ditën e hënë në përleshjet me ushtrinë, jashtë qytetit të Sopores.

Top Channel