Nga një udhëtim luksoz në një thriller shëndetësor, çfarë ndodhi në anije para dhe pas shpërthimit të epidemisë së Hantavirusit
Bëhet fjalë për 20 makina të lejuara të futen në qytetin e Gazas prej autoriteteve izraelite nëpërmjet kufirit në Kerem Shalom, të cilin palestinezët e quajnë Kerem Abu Salem. Kjo ishte dërgesa e parë e futur në vend në mënyrë legale. Në të shkuarën përdoreshin tunelet ilegale në kufi me Egjiptin.
Në muajt e fundit Izraeli ka zbutur bllokadën e tij ndaj palestinezëve të Gazas, çka u vlerësua edhe në raportin më të fundit të autoriteteve, që publikuan se ekonomia e rajonit u rrit me 16 përqind në gjysmën e parë të 2010-ës. Megjithatë statistikat tregojnë se 37 përqind e palestinezëve në Rripin e Gazas janë të papunë, një shifër kjo ndër më të lartat në glob.
Top Channel