Iran, varen tre trafikantë droge

21/09/2010 19:15

Ekzekutohen me varje tre trafikantë droge në Yazd të Iranit. Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve ISNA.

Janë të paktën 116 personat e dënuar me vdekje deri tani në Iran, ndërsa 270 në 2009-n.

Vrasje, përdhunim, pengmarrje me armë, trafik droge janë krimet që dënohen me vdekje në republikën islamike.

Irani është ndër vendet me numrin më të lartë të dënimeve kapitale, së bashku me Kinën, Arabinë Saudite dhe SHBA-të.

Top Channel