Indi, emergjencë nga përmbytjet, 120 të vdekur

21/09/2010 12:15

Vazhdon emergjenca e kohës së keqe në veri të Indisë, pas tre ditësh shira të dendura e të pandërprera, që kanë shkaktuar 120 të vdekur.

Të pastrehët janë dhjetra mijëra. Rreth 1200 fshatra që ndodhen në luginën e digës së madhe të Tehrit janë në rrezik nga përmbytjet.

Përmbytjet kanë goditur kryesisht shtetet himalajane si Utarakand, Himakal Pradesh, Bihar dhe Harjana. Ndërkohë, edhe Nju Delhi ndodhet në gjëndje gatishmërie.

Top Channel