I pret kokën shoqes dhe shkon me të në bar

21/09/2010 21:55

Një 30 vjeçar ka therrur shoqen e tij dhe me kokën në një çantë ka shkuar të pijë birrë në një bar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Spanjë.

“Kam bërë një gjë shumë të keqe, do të jem larg për 50 vjet, do të më fusin në burg”, është shprehur ai në lokal.

Më mbërritjen e policisë burri ka vrarë veten duke u hedhur nga një shtyllë e tensionit të lartë.

Vrasësi ishte dënuar më parë për dhunë dhe drogë, si dhe ishte përpjekur t’i vinte zjarrin prindërve, por ishte lënë i lirë për mungesë provash.

Top Channel