Historia e Amanda Knox kthehet në film

21/09/2010 12:35

Historia e studentes amerikane Amanda Knox, e cila vrau shoqen e saj të dhomës, britaniken Meredith Kercher në vitin 2007, do të kthehet në film.

Aktorja e serialit “Heronjtë”, Hayden Panettiere do të interpretojë Knox, që u dënua me 26 vjet për vrasje dhe dhunë seksuale.

Ish-i dashuri i saj, Raffaele Sollecito u dënua me 25 vjet, por ngjarja që tronditi qytetin e Peruxhas, në Itali, është ende e rrethuar nga misteret.

Filmi do të transmetohet në televizionin amerikan “Lifetime” vitin e ardhshëm. Skenari po shkruhet nga Wendy Battles, që ka punuar për disa episode të serialeve të njohura si “CSI Neë York” dhe “Law and Order”.

Top Channel