Brazil, shembet tribuna e drurit
21/09/2010 10:35
Një tribunë druri u shemb papritur gjatë një gare makinash në qytetin jugor brazilian Quatro Pontes, duke plagosur më shumë se 100 persona.
Autoritetet thone se rreth 200 vete ishin mbledhur per te ndjekur garen, kur struktura u thye e gjitha. 6 nga te lenduarit, qe kishin plage me serioze, u derguan me urgjence ne spitalin e nje qyteti fqinje.
Dy prej tyre jane ne gjendje kritike per jeten. Skuadrat e zjarrfikesve ne vendngjarje thane se kompania organizatore e eventit, nuk i kishte thirrur per te inspektuar tribunen. Policia ka nisur nje hetim per zbardhjen e shkaqeve te aksidentit.
Top Channel