Banka e Vatikanit hetohet për pastrim parash

21/09/2010 23:20

Skandal në Bankën e Vatikanit. Kreu i institucionit financiar, Etore Goti Tedeski është nën hetim për akuzën e pastrimit të parave.

I gjithë hetimi ka nisur pas denoncimit në policinë e Romës të dy transaksioneve të dyshimta. Autoritetet sekuestruan 23 milion euro nga një llogari bankare që Banka e Vatikanit zotëronte bashkë me një institut tjetër.

Ndërkohë, Vatikani me anë të një zëdhënësi, shprehu habinë për akuzat e ngritura ndaj zotit Tedeski dhe dha bindjen e plotë në pafajësinë e tij.

Top Channel