Ahmadinejad: Luftë pa kufij me SHBA-të

21/09/2010 21:20

Luftë pa kufij kundër SHBA-ve. Kështu është shprehur presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad në Nju Jork duke folur me mediat amerikane.

Ai i ka bërë apel SHBA-vë që të mos ngatërrohen me punët e Iranit.

“Nuk jam antisemitist, por antizionist”, theksoi Ahmadinejad duke iu referuar Holokaustit të cilin e konsideroi si “një moment historik të përdorur për të kërkuar pretekstin e luftës”.

Në ndërhyrjen e tij në takimin e OKB-së për Varfërinë, lideri iranian ka theksuar se “kapitalizmi po vdes dhe duhet menduar për një tjetër sistem ekonomik”.

Top Channel