Afganistan, rrëzohet helikopteri i ISAF

21/09/2010 08:00

Nëntë ushtarë të ISAF kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti ajror në helikopterin me të cilin po udhëtonin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kontigjenti i trupave ndërkombëtare, sipas të cilit ngjarja ka ndodhur në jug-lindje të Afganistanit.

Me vdekjen e nëntë ushtarëve, viktimat e trupave ndërkombëtare nga fillimi i vitit ka shkuar në 529, duke e bërë 2010-ën vitin më të përgjakshëm.

Burimi shton më tej se lidhur me aksidentin, ISAF po heton edhe mundësinë që mjeti të jetë goditur nga një raketë e talebanëve.

Top Channel