Turqi, PKK zgjat armëpushimin

20/09/2010 16:30

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, PKK, ka zgjatur me një javë afatin e skadimit të armëpushimit të njëanshëm, që përfundonte sot.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat turke, sipas të cilave armëpushimi ishte shpallur për muajin e Ramazanit dhe për referendumin mbi reformën kushtetuese.

Por pavarësisht armëpushimit, disa nga grupet më ekstreme të PKK, që lufton për një shtet të pavarur kurd në territorin turk, kanë vazhduar atentatet.

Nga ana tjetër, armëpushimi në fjalë nuk është pranuar kurrë nga ushtria turke, e cila ka vazhduar me operacionet e saj.

Top Channel