Sarkozy: Taksë mbi transaksionet financiare

20/09/2010 21:30

Presidenti francez Nicolas Sarkozy ka deklaruar se duhet të vendoset një taksë universale mbi transaksionet financiare për arritjen e objektivave të mijëvjecarit.

Propozimi u bë në selinë e Kombeve të Bashkuara, ku Sarkozy foli për financime inovative për stabilizimin e botës.

Shefi i pallatit Elize ka njoftuar gjithashtu se gjatë presidencës së tij, në grupimet G20 dhe G8 do të promovojë burime të reja financimi për luftën ndaj varfërisë dhe problemeve të mëdha botërore, si arsimi dhe shëndetësia.

Top Channel