Rusia, Polonisë: Ekstrado Zakajev

20/09/2010 22:20

Rusia i ka kërkuar Polonisë ekstradimin e emisarit separatist çeçen, Akhmed Zakajev, i ndaluar pak ditë më parë pas një urdhër arresti ndërkombëtar.

Zakajev akuzohet nga Moska për terrorizëm. Ai kishte mbërritur në Varshavë për të marrë pjesë në kongresin botëror të diasporës çeçene dhe u arrestua për t’u liruar më pas si pasojë e statusit të azilantit politik që zotëronte në Britaninë e Madhe dhe që aplikohet në të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Europian.

I rikthyer në Londër, Zakajev është shprehur se dëshiron të rikthehet në Varshavë për të mbajtur fjalimin e tij para diasporës çeçene.

Top Channel