Indi, deputetët takojnë liderët separatistë

20/09/2010 18:40

Tre liderët e separatistëve në rajonin e Kashmirit, të administruar nga India, janë takuar me disa politikanë indianë nga Nju Delhi.

Më herët separatistët kishin refuzuar të takoheshin me delegacionin, i cili po e viziton rajonin pas muajsh të tërë protestash të dhunshme që u kanë marrë jetën 100 personave.

Politikanët i thanë liderit të moderuar të separatistëve, Mirwaiz Umar Farooq, se nuk ka shanse që Kashmiri të shkëputet nga India.

Por atij iu tha se të gjitha cështjet e tjera mund të diskutohen, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.

Deputetët nga grupe të ndryshme politike i takuan liderët Syed Ali Shah Geelani, Mirwaiz Umar Farooq dhe Yasin Malik në rezidencat e tyre.

Top Channel