Indi, 72 të vdekur nga moti i keq

20/09/2010 10:00

Të paktën 72 persona kanë vdekur dy ditët e fundit për shkak të motit të keq që po prek shtetin himalajan të Uttarakhand.

Prej disa ditësh shira të rrëmbyeshëm u përplasën në veri të Indisë duke shkaktuar fryrje të lumenjvë kryesorë.

Sic njofton Ndtv,rreth 15 persona janë zhdukur. Dhjetëra shtëpi janë shkatërruar në Almora, Chamauli,Uttarkashi e Nainital.

Top Channel