Gjiri i Meksikës, mbyllet përfundimisht pusi i naftës

20/09/2010 09:00

Mbyllet përfundimisht pusi i naftës në Gjirin e Meksikës që shkaktoi tragjedinë më të madhe ekologjike në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kompania British Petroleum ka betonuar përfundimisht pusin Macondo”, theksojnë burime zyrtare amerikane. Rrjedhja e pusit vazhdoi për 87 ditë rresht, ndërsa bilanci njerëzor pas shpërthimit të 20 prillit është 11 viktima.

Në 15 korrik, falë një tape gjigande betoni, Macondo u izolua përkohësisht duke ndaluar rrjedhjen. Zyrtarisht në Gjirin e Meksikës u derdhën 4 milionë fuci nafte, 16 herë më shumë se tragjedia e Exxon Valdez në vitin 1989 në Alaskë.

Top Channel