Gjermani, 4 viktima në sulmin ndaj spitalit

20/09/2010 08:40

Tragjedi në Gjermani ku një grua ka hapur zjarr duke shkaktuar 4 viktima dhe 1 të plagosur.

Ngjarja ndodhi në qytezën Loerrach ku pas një shpërthimi në një pallat, ajo ka hyrë në spital duke vrarë një infermiere dhe plagosur një agjent policie. Më pas, me mbërritjen e zgjentëve, ajo ka vazhduar të qëllojë me pistoletë.
Në pallatin ku ndodhi shpërthimi i shkaktuar nga gruaja, zjarrëfikësit kanë gjetur trupat e pajetë të një femre dhe një vajze të vogël. Shkaqet e kësaj masakre nuk janë bërë ende të ditura pasi gruaja është ekzekutuar nga policia.

Top Channel