Franca, në rrezik nga sulmet terroriste

20/09/2010 17:10

Kërcënimi terrorist është rritur ndjeshëm në Francë dhe ka vënë në shënjestër në vecanti sektorin e transporteve.

Lajmin e bën të ditur transmetuesi privat lokal “RTL”, që citon burime pranë selisë së Ministrisë së Brendshme në Paris.

Sipas burimeve, shërbimet sekrete franceze janë vënë në ndjekje të një gruaje kamikaze, e cila për fat të keq nuk është gjetur ende.

“Kërcënimi është plotësisht i besueshëm edhe po merret seriozisht nga autoritetet”, transmeton radioja “RTL” në edicionin e saj informativ.

Ndërkohë, shton më tej burimi, rektori i Xhamisë së Parisit, i njohur për qëndrimin e tij të moderuar, është marrë nën mbrojtje nga policia.

Top Channel