Francë, gjobiten 11 institucione financiare

20/09/2010 12:50

Shteti francez ka gjobitur 11 institucione financiare dhe banka me një total prej 384 milionë euro.

Autoriteti Financiar ka vënë re parregullsi në shërbimet ndaj klientëve, të cilëve u janë aplikuar kosto shtesë në ceqe.

Në këtë hetim janë përfshirë, Banque de France, BPCE, Banque Postale, BNP-Paribas, Credit Mutuel, Credit Agricole, Credit du Nord, Credit Lyonnais, Industriel e Commercial, HSBC e Societe’ Generale. Këto institucione mund të ankohen në Gjykatën e Parisit.

Top Channel