Clinton: Shpresoj në largimin e Ahmadinexhad

20/09/2010 09:15

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilary Clinton është shprehur edhe një herë kundër politikës së ndjekur nga Teherani dhe lideri i vendit, Mahmud Ahmadinexhad.

“Shpresoj që drejtimin e vendit ta marrin liderë civilë dhe fetarë të përgjegjshëm”, shprehet ish zonja e parë e SHBA-ve. Ndërkohë, Ahmadinexhad i ka kërkuar Uashingtonit lirimin e të burgosurve iranianë.

Të martën Irani liroi të burgosurën amerikane Sarah Shourd, një prej tre ekskursionistëve të arrestuar me akuzën e spiunazhit.

Top Channel