Ban Ki Mun bën thirrje për ndihma në Pakistan

20/09/2010 10:25

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar të ndihmojë Pakistanin pas katastrofës natyrore të shkaktuar nga shirat.

Gjatë samitit në pallatin e qelqtë te organizuar pikërisht për gjendjen në vendin aziatik, sekretari i OKB-së u shpreh se Pakistani ka nevojë për ndihma humanitare.

Në këtë samit ka marrë pjesë edhe sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton. Ban Ki Mun e cilësoi gjendjen në Pakistan si “katastrofike”.   

Top Channel