Afganistan, britanikët tërhiqen nga Sangini

20/09/2010 12:45

Trupat britanike kanë lënë distriktin afgan të Sanginit pasi janë zëvendesuar nga forcat amerikane.

Ky distrikt ndodhet në provincën e Helmandit dhe tërheqja e trupave ishte njoftuar më parë nga ministri britanik i Mbrojtjes, Liam Fox.

Vendimi u mor pas shtimit të kontigjentit amerikan në Afganistan. Në këtë distrikt, forcat britanike kanë pesuar humbje të mëdha, rreth 30 % te 337 viktimave britanike që kanë rënë në gjithë vendin.

Top Channel