Suedi, zgjedhjet, fiton partia e kryeministri Reinfeldt

19/09/2010 21:30

Në bazë të exit poll-eve të para pas përfundimit të proçesit zgjedhor në Suedi, koalicioni “Aleanca” i udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Frederik Reinfeldt fiton zgjedhjet parlamentare.

Rezultatet e sondazheve parashikojnë 49.1 përqind të votave për kryeministrin dhe aleancën e tij dhe 45.1 përqind për socialdemokratët dhe aleatët e tyre. Ndëkohë që sipas anketimit pritet hyrja për herë të parë në parlament e partisë “Demokratët për Suedinë”, parti kjo e ekstremit të djathtë.

Kryeministri Reingeldt me 49.1 përqind të votave nuk formon dot mazhorancën për të formuar kabineti qeverisës i vetëm.

Top Channel