“Sakineh”, Ahmadinexhad: Nuk është dënuar kurrë

19/09/2010 21:00

Disa muaj nga bërja publike dhe shndërrimi në përmasa ndërkombëtare të çëshjtes Sakineh, gruaja iraniane e dënuar më vdekje për tradhëti bashkëshortore, vjen edhe reagimi i parë i presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad.

Në një intervistë për televizionin amerikan, ABC, Ahmadinexhad hodhi poshtë pretendimet se Sakineh është e dënuar me vdekje.

“Sakineh nuk është dënuar kurrë me ekzekutimin me gurë në shesh. Ky është vetëm një trillim i shpikur nga politikanët dhe mediat perëndimorë. Fatkeqësisht mediat ndërkombëtare ndikohen shumë nga ato amerikane”, deklaroi Ahmadinexhad.

Ky ishte prononcimi i parë i Ahmadinexhad për sa i përket çështjes së Sakinesë.

Top Channel