Peshkatari prish marrëdhëniet mes Kinës dhe Japonisë

19/09/2010 18:05

Mbajtja në burg e një peshkatari kinez nga autoritetet japoneze ka prishur marrëdhëniet e diplomatike të nivelit të lartë mes Pekinit dhe Tokios.

Kështu Pekini zyrtar, ashtu siç edhe kishte paralamëruar më parë, pezulloi shkëbimet diplomatike në nivel ministror si dhe bllokoi bisedimet për shtimin e fluturimeve mes 2 vendeve.

Kapiteni kinez i peshkatexhës u ndalua më 8 shtatori në gjirin e Senkakut pas përplasjes së dy varkave japoneze. Ai dyshohet si shkaktar i incidentit, ndërkohë që Kina kërkon lirimin e menjëhershëm të tij.

Top Channel