Papa: Pedofilia minon besueshmërinë e kishës

19/09/2010 18:30

Në përfundim të vizitës së tij në Britaninë e Madhe, Papa Benedikti i XVI foli për skandalet seksuale që kanë përfshirë disa klerikë si të kishës katolike ashtu edhe të saj protestante.

“Pedofilia është një problem që minon besueshmërinë morale tek përfaqësuesit e kishës”, tha Papa.

Më tej Ati i Shenjtë pranoi se në të shkuarën çështjet e abuzimeve seksuale nuk janë trajtuar si duhet nga kisha.

“Në të shkuarën abuzimet e kryera nga klerikët janë trajtuar jo në mënyrën e duhur”, tha Benedikti XVI.

Ati i Shenjtë duke folur para peshkopëve britanikë, u kërkoi atyre të jenë tolerantë ndaj besimtarëve protestantë që duan të ribashkohen me kishën katolike dhe t’i presin ata ngrohtësisht.

Top Channel