Jordani, arrestohet frymëzuesi ideologjik i Al Kaedas

19/09/2010 20:20

Arrestohet në Jordani Isam Abu Mohamed al Makdesi, i konsideruar frymëzuesi ideologjik i Al Kaedas në Irak.

Sipas autoriteteve vendase, al Makdesi cilësohet si personi që ka frymëzuar ideologjikisht veprimet e Abu Musab al Zarquit, liderit të Al Kaedas në Irak, i vrarë në vitin 2006.

Al Makdesi dhe al Zarqui janë njohur bashkë në vitin 1992, për t’u arrestuar më pas për veprimtari terroriste duke u dënuar me 5 vjet burg, për t’u liruar falë aministisë së shpallur nga Mbreti Abdullah II pas ngjitjes së këtij të fundit në pushtet.

Top Channel