Irani: Asnjë ushtar amerikan i arrestuar

19/09/2010 15:55

Televizioni shtetëror iranian përgënjeshtroi lajmin e dhënë pak orë më parë për arrestimin e shtatë ushtarëve amerikanë.

Në lajmin e publikuar nga televizoni thuhet se asnjë ushtar amerikan, apo i huaj nuk është arrestuar nga autoritetet iraniane.

I njëjti konfirmim vjen edhe nga zëdhënësi i NATO-së në Afganistan, Rajan Donald i cili në një konferencë për shtyp tha se nuk rezulton asnjë ushtar i forcave aleate në Afganistan.

Lajmi i ndalimit të shtatë ushtarëve amerikanë u publikua nga agjencia Fars, e afërt me Pasdaran, të njohur si Garda e Revolucionit Islamik.

Top Channel