Irak, 2 shpërthime, 30 viktima

19/09/2010 19:30

Dy sulme me bombë thuajse të njëkohëshme i kanë dhënë fund qetësisë relative që mbizotëronte në Bagdad që prej fundit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit. (UPDATE)

Sulmet kanë marrë gati 30 jetë njerëzish, ndërsa më shumë se 100 të tjerë mbetën të plagosur. Episodet e fundit të dhunës që trondisin kryeqendrën e Irakut, ndodhen njëri në afërsi të sheshit “Aden”, në veri të Bagdadit dhe tjetri në lagjen Mansur.

Autoritetet thonë se shumica e të plagosurve ishin në shpërthimin e Adenit. Sipas policise, ka shume gjasa që sulmi të ketë patur objektiv zyrën e sigurisë kombëtare. Bomba tjetër u aktivizua jashtë zyrës së një kompanie të telefonisë celulare, duke shkatërruar disa ndërtesa pranë.

Deri me tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shperthimet që u paraprinë nga një sulm me raketa mbi Zonën e Gjelbër të fortifikuar rëndë, që strehon ambasada të huaja dhe zyra qeveritare. Dhuna ka njohur nje përshkallëzim të ri në Irak këto muajt e fundit dhe shënjestra kryesore e agresorëve mbeten forcat policore dhe ato ushtarake.

Top Channel