Gjiri i Meksikës, BP: Pusi u mbyll përfundimisht

19/09/2010 18:50

BP njoftoi ditën e sotme se pusi i naftës në Gjirin e Meksikës u mbyll përfundimisht.

Kompania tha se zhvilloi një test duke ushtruar presion ndaj kapakut të betonit për të verifikuar qendrueshmërinë e tij. Rezultati i testit sipas kompanisë ishte pozitiv, dhe asnjë rrjedhjë nafte nuk u vu re.

Shpërthimi i pusit të naftës në Gjirin e Meksikës shkaktoi vdekjen 11 persona si dhe mbi 8 miliard dollarë dëme kompanisë BP.

Top Channel