Armenët mund të luten në kishën turke

19/09/2010 19:15

Për herë të parë pas më shumë se një shekulli, Turqia lejoi besimtarët e krishterë armenë të kryenin ritet e tyre fetare në një kishë të shekullit të 11 e ndodhur në territorin turk.

Ritet do të mbahen në kishën Aghtamar, e vendosur në një ishull të liqenit Van, në Turqinë Lindore. Sipas të dhënave rreth 10 mijë armenë pritet të vizitojnë kishën e shekullit të 11 për të kryer ritet fetare, pas një periudhe prej 100 vjetësh.

Qeveria turke në vitin 2007 përfundoi rikonstruksionin e e plotë të tempullit me shumën e 1 milionë dollarëve, por duke e përdorur atë vetëm si një monument kulture. Kjo do të jetë hera e parë që besimtarë armenë do të lejohen të kryejnë ritet e tyre aty.

Top Channel