Afganistan, mortaja talebane vret 6 fëmijë

19/09/2010 16:35

Gjashtë fëmijë humbën jetën si pasojë e një sulmi taleban me mortajë në provincën e Kunduzit në Afganistan.

Lajmi njoftohet nga guvernatori i provincës, Muhamed Omar. Sipas autoriteteve vendore talebanët u përpoqën të sulmojnë një kolonë ushtarake, por mortaja e qëlluar prej tyre goditi gabimisht një grup fëmijësh nga 10 deri në 13 vjeç.

Ky ishte sulmi i parë taleban pas disa javësh qetësi në krahinën e Kunduzit, e cilësuar si një zonë e qetë nga forcat aleate.

Top Channel