Sudan, përmbyset anija, 13 të vdekur

18/09/2010 11:35

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën pasi anija që po i transportonte në lumin Nil është përmbysur.

Ngjarja ka ndodhur në Nilin e Bardhë, 60 kilometra në jug të Kartumit.

Në mjet gjendeshin 22 persona, 9 prej të cilëve janë shpëtuar.

Viktimat ishin duke shkuar në funeralin e 37 personave që humbën jetën në një aksident rrugor pas përplasjes së dy autobusve.

Top Channel