SHBA, dënim me vdekje gruas 41 vjecare

18/09/2010 17:50

Më 23 shtator do të kryhet në Virxhinia, me një injeksion vdekjeprurës, dënimi me vdekje ndaj një gruaje.

41 vjecarja Teresa Lewis është gruaja e parë që ekzekutohet në SHBA që nga viti 2005 dhe po ashtu e para që ka hyrë në të ashtuquajturin “krahu i vdekjes” në burgun e Virxhinias, pas pothuajse 100 vjetësh.

Guvernatori nuk i dha asaj flajen dhe mbështetësit e 41 vjecares pretendojnë se ajo nuk duhet të vritet pasi është e vonuar mendërisht.

Lewis kishte rekrutuar dy vrasës me pagesë për të vrarë bashkëshortin dhe djalin e tij, në mënyrë që të fitonte paratë nga sigurimi.

Top Channel