Rreh dhe hedh nga dritarja gjyshen

18/09/2010 09:05

Arrestohet për vrasje me qëllim një shtetas italian, 43 vjeç, i akuzuar për rrahjen dhe më pas hedhjen nga dritarja të gjyshes së tij 81-vjeçare.

Masa është marrë pasi i akuzuari është marrë në pyetje për disa orë në polici.

43-vjeçari ka mohuar gjatë gjithë kohës krimin, duke theksuar se kishte shkruar në apartamentin e gruas për ta shoqëruar në ambulancë ku dhe do të kryente një seancë kimio-terapie…një version që nuk bindi asnjëherë agjentët.

Top Channel