Trump fajësoi emigrantët për trazirat në Francë, Macron kritikon liderët botërorë për “deklarata të pamenduara”
Grupe të vogla protestuesish kanë protestuar kundër Japonisë në disa qytete të Kinës.
Ata kujtuan në këtë mënyrë përvjetorin e të ashtuquajturit “Tragjedia e Mukdenit”, në vitin 1931, kur Japonia pushtoi veri-lindjen e Kinës.
Në Pekin shumë persona kanë protestuar përpara selisë së ambasadës japoneze, ndërsa në Shangai, Shenjang dhe Congking janë mbledhur grupe më të vogla.
Ndjenja anti-japoneze është rritur pas arrestimit të kapitenit të një anijeje peshkimi kineze në afërsi të dy ishujve të diskutuar.
Marinari u ndalua javën e kaluar pasi varka e tij u përplas me dy varka të rojës bregdetare japoneze në afërsi të ishujve Diaoju dhe Senkaku.
Top Channel