Pirati IV, me Depp edhe Cruz në Hawaii

18/09/2010 13:35

Producenti Jerry Bruckheimer e kishte lajmëruar në Twitter në fund të qershorit fillimin e regjistrimit në Hawaii të episodit të katërt të Piratit të Karaibeve.

Më pas për prodhimin e Disney nuk pati asgjë zyrtare.

Seria e katërt e filmit që deri tani ka fituar 2.7 miliardë dollarë, është i pari që do të regjistrohet në Disney Digital 3D.

Por kjo nuk është e reja e vetme. Këtë herë ekranit do t’i mungojnë Orlando Bloom e Keira Knightley, në këmbim ka hyrë si protagoniste femërore Penelope Cruz, me një rol diabolik që do ta cmendë edhe një si Jack Sparrow.

Top Channel