Pedofilia, Papa: Viktimat si martirë

18/09/2010 12:25

Gjatë meshës në katedralen e Westminster, në Londër, Papa Benedikti XVI i është kthyer temës së priftërinjve pedofilë duke shprehur “dhimbje të thellë për viktimat, turp dhe përulësi”.

Ai i ka cilësuar abuzimet seksuale të priftërinjve si “krime të pashprehura”.

Viktimat e këtyre abuzimeve janë krahasuar nga Ati i Shenjtë me “martirët e çdo kohe”.

Top Channel