Nafta, edhe një test i fundit për “BP”

18/09/2010 20:50

Ekuipazhi që po punon për të mbyllur përfundimisht pusin e dëmtuar në Gjirin e Meksikës do të kryejë edhe një tjetër test presioni.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime që po ndjekin procesin. Mbyllja e pusit do t’i japë fund betejës 5 mujore të “BP”, pas shpërthimit të platformës që shkaktoi vdekjen e 11 personave dhe derdhjen masive të naftës.

Derdhje nuk ka pasur më që prej vendosjes së tapës së përkohëshme në mes të korrikut.

“Pasi testi i presionit të përfundojë, dhe ne besojmë se do të jetë pozitiv, pusi do të shpallet “i vdekur””, ka deklaruar Rich Robson, menaxher i projektit.

Top Channel