Meksikë, sulm në një bar, 7 viktima

18/09/2010 02:30

Të paktën shtatë persona gjetën vdekjen si pasojë e një sulmi me armë në një lokal në qytetin e Kuidad Huarezit në skajin më verior të Meksikës.

Lajmi njoftohet nga policia vendase e cila pasi ka kryer hetimin e ngjarjes, shtoi se ambienti më parë ishte rrethuar nga 40 persona të armatosur të cilët më pas kanë qëlluar mbi 7 të tjerë që ndodheshin në lokal.

Sulmi, sipas autoriteteve meksikane ishte i dyti brenda pak kohësh në të njëjtin bar. Dyshohet se atentati ka të bëjë me luftën mes karteleve të drogës, që luftojnë për kontrollin e territorit, i cili ndodhet mjaft pranë kufirit me SHBA-në.

Top Channel