Mauritani, ushtria përleshet me Al Kaedën

18/09/2010 17:15

Përleshje të armatosura janë verifikuar mes trupave ushtarake të Mauritanisë dhe militantëve të Al Kaedës, në shkretëtirën e Saharasë në veri të Malit.

Sipas mediave ndërkombëtare, 12 militantë kanë mbetur të vrarë në luftimet në Raz el Ma, 250 kilometra në perëndim të Timbuktusë.

Më herët autoritetet e Mauritanisë kishin njoftuar se kishin nisur një operacion ushtarak kundër militantëve përgjatë kufirit të Malit.

Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse operacioni është i lidhur me pengmarrjen e shtatë shtetasve të huaj në fillim të javës.

Top Channel