L. e Mesme, vritet aktivisti i Hamasit

18/09/2010 01:55

Një militant i Hamasit, i shpallur prej kohësh në kërkim nga Izraeli, u qëllua për vdekje gjatë një operacioni të forcave hebreje në Bregun Perëndimor.

Lajmi u njoftua nga një zëdhënës i ushtrisë Izraelite i cili tha se Iyad Shilbayeh, refuzoi thirrjen e ushtarëve për t’u dorëzuar duke vazhduar të ecë në drejtim të tyre me një send të dyshimtë në dorë.

Shilbayeh dyshohet se është përfshirë në disa sulme terroriste kohët e fundit në qytetin e Tulkaremit.

Incidentet mes Izraelit dhe palestinezëve janë rritur ndjeshëm 2 javët e fundit, periudhë kjo që përkon me nisjen e bisedimeve dy-palëshe të paqes.

Top Channel