Kubë, do të lirohen dhe katër disidentë

18/09/2010 10:35

Katër disidentë politikë do të dalin nga burgu ditët e ardhshme në Kubë.

Lajmin e ka dhënë Kisha Katolike kubaneze falë marrëveshjes që është bërë me qeverinë.

Edhe në qershor u arrit që në bazë të kësaj marrëveshjeje të liroheshin 32 disidentë të burgosur.Katër të dënuarit do të jetojnë në Spanjë.

Top Channel