“Karl” mbërrin në Meksikë

18/09/2010 00:15

I paralajmëruar më parë, uragani “Karl” ka mbërritur në tokën meksikane, saktësisht në brigjet e Gjirit të Meksikës.

Autoritetet njoftuan se shpejtësia e erës shkon deri në 195 kilometra në orë, çka a fut “Karl” në kategorinë e tretë të uraganëve.

Banorët janë këshilluar të evitojnë lëvizjen gjatë kalimit të uraganit, kompanitë e naftës që operojnë në Gjirin e Meksikës ndalën punën, dhjetra fluturime u anuluan si dhe disa zona periferike të qytetit të Verakruzit po vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Top Channel