Kabul, voton presidenti Karzai

18/09/2010 08:45

Presidenti afgan, Hamid Karzai ka votuar në Kabul pak pas orës 7 në një nga qendrat e votimit, në një shkollë pranë pallatit presidencial.

Kreu i shtetit që të premten bëri një apel të fortë, edhe talebanëve, për pjesëmarrjen në zgjedhje, nuk ka lënë asnjë deklaratë, duke u larguar në masa të forta sigurie.

Gjithashtu ka votuar edhe kreu i Komisionit Qëndror të Pavarur, Fazal Ahmed Manawi.

Top Channel