Gjermani, protestë ndaj kancelares Merkel

18/09/2010 19:10

Të paktën 100 mijë persona kanë zbritur sot në rrugët e Berlinit për të protestuar kundër politikës bërthamore të kancelares Angela Merkel.

Selia e qeverisë në kryeqytetin gjerman është rrethuar nga një turmë njerëzish, e përbërë kryesisht nga të rinj, por edhe të moshuar.

Protesta vjen pas vendimit të qeverisë për të zgjatur me 12 vjet përdorimin e centraleve atomike.

Ajo u organizua bashkarisht nga partitë e opozitës, SPD, të Gjelbërit dhe të Majtët, si dhe nga shumë organizata të tjera.

Top Channel