Gjermani, ministri i Jashtëm martohet me partnerin

18/09/2010 08:10

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westervelle është martuar në Bon me shokun e tij Michael Mronz.

Ceremonia në të cilën kanë marrë pjesë vetëm 20 persona, familjarët, është celebruar nga kryetari i bashkisë së qytetit, Jurgen Nimptsch.

Lajmi për dasmën është publikuar në tabloidin “Bild”, që nuk jep detaje të tjera.

Sipas zëdhënësit të ministrit, “Michael Mronz e Westervelle e konsiderojnë këtë ceremoni një çështje private”.

Top Channel