Gaza, goditje mortaje ndaj Izraelit

18/09/2010 16:25

Tre goditje mortaje janë qëlluar nga Rripi i Gazës drejt Izraelit, duke goditur disa zona për fat të mirë të pabanuara në shkretëtirën e Negevit.

Sulmi është marrë përsipër nga një grup militantësh të Komitetit të Rezistencës Popullore, që konsiderohet një fraksion i vogël i galaksisë radikale.

Grupi në fjalë ka deklaruar se ka qëlluar nga zona e Rafahut, duke marrë shënjestër një patrullë ushtarake izraelite, e cila ka dalë e palënduar.

Nga ana tjetër, sulmi me mortaja nuk është konfirmuar ende nga pala izraelite.

Top Channel