Afganistan, vriten shtatë efektivë policie

18/09/2010 13:25

Shtatë anetarë të forcave të sigurisë afgane kanë mbetur të vrarë në një atentat të talebanëve.

Sulmi ndodhi në veri të vendit, në provincën e Baghlan, pranë një qendre elektorale dhe pranë një ndërtese të sigurisë. Sipas informacioneve të fundit edhe pesë persona mbetën të plagosur.

Talebanët kishin paralajmëruar se do të kryenin sulme gjatë ditës së votimeve, ndaj prej ditësh i kishin bërë apel njerëzve që të mos merrnin pjesë në proces.

Top Channel