Afganistan, tërmet i fuqishëm në veri të vendit

18/09/2010 01:10

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 goditi qytetin e Hindukushit në veri të Afganistanit.

Epiqendra e lëkundjeve u regjistrua 265 kilometra në veri të kryeqytetit Kabul, në një thellësi prej 200 kilometra.

Autoritetet vendase nuk raportojnë viktima apo dëme materiale, ndërkohë që dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në disa zona të Pakistanit.

Top Channel